Alpinistja 18-vjeçarje gjendet e vdekur pas 8 ditësh kërkime, policia i kërkon falje familjes pasi i tha se është gjallë

Alpinistja 18-vjeçarje gjendet e vdekur pas 8 ditësh kërkime, policia i kërkon falje familjes pasi i tha se është gjallë

Një gabim tragjik gjatë një operacioni kërkimi në Australi i dha familjes së një 18-vjeçareje momente shprese, përpara se autoritetet të konfirmonin se vajza kishte humbur jetën. Lily Hooper ishte larguar më 12 gusht nga Oakdale, në New South Wales, për të bërë e vetme një ecje në Parkun Kombëtar Nattai. Kur nuk u kthye në shtëpi atë mbrëmje, familja denoncoi zhdukjen e saj dhe nisi një operacion i gjerë kërkimi, ku u përfshinë disa shërbime. Pas tetë ditësh kërkimesh në një terren të vështirë, mëngjesin e së enjtes u përhap informacioni se 18-vjeçarja ishte gjetur e gjallë. Lajmi solli gëzim dhe lehtësim te familjarët dhe ekipet e kërkimit. Edhe kryeministri i New South Wales, Chris Minns, njoftoi publikisht gjatë një seance parlamentare se vajza...