NATO sqaron qëndrimin për urën mbi Ibër

NATO sqaron qëndrimin për urën mbi Ibër

NATO ka thënë se çdo vendim për hapjen e mundshme të urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë për qarkullimin e automjeteve duhet të marrë parasysh nevojat e të gjitha komuniteteve lokale. Një zyrtar i NATO-s ka deklaruar se KFOR-i po vazhdon të ofrojë sigurinë e nevojshme, në mënyrë që procesi diplomatik i udhëhequr nga Bashkimi Europian të mund të vazhdojë. Ndërkohë, KFOR-i ka nisur tërheqjen graduale të pranisë së përhershme nga ura mbi Ibër, duke e lidhur këtë hap me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë. NATO ka sqaruar se ky proces është pjesë e optimizimit të vendosjes së trupave dhe mund të ndryshohet nëse situata e sigurisë përkeqësohet. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka mirëpritur...