Në Spanjë ‘tërbojnë’ Interin: Lautaro Martinez ka akord personal me Barcelonën
Nga Italia vijnë përgënjeshtrime. Në Spanjë janë të bindur. Lautaro Martinez mund të ketë arritur një marrëveshje me Barcelonën. Sipas asaj që raporton El Chiringuito TV, javën e kaluar është zhvilluar një takim zyrtar mes Decos, drejtorit sportiv të katalanasve dhe agjentit të lojtarit, Alejandro Camano. Në përfundim të këtij takimi, palët thuhet se kanë arritur një marrëveshje paraprake. Oferta e Barcelonës – Duke parë vështirësitë për të transferuar Julian Alvarez, është e qartë se Barça po tenton të bëjë goditjen e madhe të fundit të merkatos, ndërsa hipoteza e transferimit të Lautaros po bëhet gjithnjë e më konkrete. Sërish sipas mediave spanjolle, Barcelona do të ishte e gatshme të bënte një sakrificë financiare prej rreth 100 milionë eurosh për të siguruar kapitenin e Interit....
Burimi:
ntv.al