Toni Kroos bën zgjedhjen e tij: Ky është lojtari që e meriton më shumë se kushdo Topin e Artë
21 Gusht 2026 11:45 Telesport Toni Kroos ka “votuar” fituesin e Topit të Artë të vitit 2026, dhe është një personazh i njohur, që ka fituar thuajse gjithçka, duke shkëlqyer sezonety e fundit me PSG. Bëhet fjalë për Khvicha Kvaratskhelia. “Ai ndoshta nuk është zgjedhja më e dukshme, por për mua është numri një”, tha ish-mesfushori gjerman. “Është lojtari më i mirë i sezonit të kaluar dhe aktualisht lojtari më i mirë në ekipin më të mirë të klubeve në botë, PSG“, tha Toni Kross për mediat.
Burimi:
telesport.al