Carrick: Në Premier League nuk ka ndeshje të lehta, e dimë se çfarë na pret në debutimin sezonal
Disa e kanë vlerësuar nisjen e Manchester United në Premier League si më të lehtën në ligë. “Djajtë e kuq” do të përballen me Hull City, të sapongjitur në kategori dhe Ipswich në dy ndeshjet e tyre të para, përpara ndeshjeve kundër Everton dhe derbin me Manchester City. Megjithatë, trajneri Michael Carrick thotë se çdo etiketë ‘favorizuese’ është e pakuptimtë. “Për të gjithë ne që e njohim Premier League, këtu nuk ka nisje të favorshme. Është një nisje e vështirë me të dyja ekipet, sidomos të shtunën, me një ekip të sapongjitur, larg shtëpisë”, tha Carrick. “Kam qenë i përfshirë në të tilla takime në të kaluarën, kështu që jam plotësisht i vetëdijshëm për atë që është në lojë, çfarë po na pret dhe për...
Burimi:
telesport.al