Dosja “Balluku”, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli

Dosja “Balluku”, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli

Gjykata ka vendosur të zbusë masën e sigurisë ndaj ish-kreut të ARRSH-së, Gentian Gjyli. Sipas raportimeve, ndaj Gjylit është vendosur masa “Detyrim paraqitje”. Gjithashtu, gjykata ka vendosur ndalimin e tij për të dalë jashtë territorit të Shqipërisë. Gjyli është i pandehur në kuadër të hetimeve të njohura si dosja “Balluku”. Çështja lidhet me procedurat e tenderimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Në të njëjtin hetim është marrë e pandehur edhe ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku. Vendimi i fundit për Gjylin përbën një lehtësim të masës së sigurisë ndaj tij. Tashmë, ish-kreu i ARRSH-së do të duhet të paraqitet periodikisht pranë autoriteteve përkatëse. Në të njëjtën kohë, ai nuk do të ketë të drejtë të largohet nga vendi. Hetimet vijojnë për të sqaruar procedurat dhe përgjegjësitë lidhur...