Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, reagon Rama: Parodi dhe cirk i lashtë me flamuj në epokën e AI!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Pustec, ku gjatë një aktiviteti kulturor nuk u ekzekutua himni shqiptar, krahas atij maqedonas. Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilësoi ngjarjen si një “parodi kuptimplote”. Kryeministri u ndal edhe te reagimet që pasuan incidentin, duke e cilësuar atë si pjesë të një “cirkut kombëtar-folkloristik ballkanik”. “Shpreha keqardhje të sinqertë për të gjithë sponsorët e këtij cirku të lashtë me flamuj në epokën e Inteligjencës Artificiale. Jo, Shqipëria, Evropa e Ballkanit, nuk mund ta lejojë kurrsesi dhe nuk do t’i lejojë vetes të ulë monedhën e vlerave të saj në nivelet e parodisë së Pustecit”, deklaroi kryeministri. Postimi i plotë i Ramës Ajo që ndodhi në Pustec është një parodi kuptimplote e botëkuptimeve...
Burimi:
gijotina.com