Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj shifrave të sektorit bujqësor, duke denoncuar hendekun e thellë ndërmjet potencialit prodhues të Shqipërisë dhe varësisë së saj nga importet. Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku vuri përballë dy tregues: rreth 591 mijë hektarë tokë të punueshme dhe 606 mijë tonë produkte ushqimore të importuara gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026. “Dy shifra që dëshmojnë paradoksin dhe dështimin politik”, deklaroi ajo. Sipas deputetes demokrate, Shqipëria zotëron tokën, fuqinë punëtore dhe një treg konsumi që po zgjerohet falë turizmit, por vazhdon të importojë produkte që mund të prodhoheshin në vend. Pasojat, sipas saj, i paguajnë njëkohësisht konsumatorët, përmes çmimeve më të larta, dhe fermerët, përmes të ardhurave të pamjaftueshme. Tabaku solli si shembull importin...