Sot ngrihet sipari i kampionatit shqiptar 2026-27, në Shkodër ndizen dritat e para: Vllaznia-Skënderbeu. Mesazhi i presidentit Duka

Sot ngrihet sipari i kampionatit shqiptar 2026-27, në Shkodër ndizen dritat e para: Vllaznia-Skënderbeu. Mesazhi i presidentit Duka

Sot nis sezoni i ri i “Abissnet Superiore”, edicioni i 88-të në historinë e elitës së futbollit shqiptar. Sfida Vllaznia–Skënderbeu, që do të luhet në orën 21:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, do të çelë zyrtarisht një kampionat që vjen me ndryshime të rëndësishme, më shumë konkurrencë dhe ambicie të reja. Në prag të startit të sezonit, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, përcjell mesazhin e tij për edicionin e ri, duke vënë theksin te zhvillimi i talenteve, rritja e konkurrueshmërisë së klubeve shqiptare, profesionalizmi dhe bashkëpunimi për të çuar futbollin shqiptar edhe më përpara. Presidenti Duka uron të gjitha klubet, lojtarët, trajnerët, arbitrat dhe stafet për një sezon të suksesshëm, ndërsa tifozëve u uron një kampionat të bukur, emocionues dhe të paharrueshëm. Mesazhi i Presidentit të...