Asllani “ngec” në Milano, Inter ia ofron Monza-s, por Juric driblon mediat: Nuk flas për merkato

Asllani “ngec” në Milano, Inter ia ofron Monza-s, por Juric driblon mediat: Nuk flas për merkato

Inter pret Monza-n në “San Siro” në sfidën e parë për këtë sezon në Serie A, por dy ekipet janë përfshirë këtë periudhë në negociata, ku në mes është Kristjan Asllani. Mesfushori kuqezi ka ngecur në Milano këtë merkato vere, në një kohë kur ofertat e rëndësishme për të mungojnë. Për momentin, në tavolinë ka vetëm një ofertë konkrete, ose më saktë një opsion, pasi është vetë Inter që i ka ofruar shërbimet e tij pikërisht ekipit të Monza-s. Dëmtimi i Pesina-s e detyron Monzan të futet në merkato për të gjetur një alternative dhe Asllani është një emër konkret, pasi është një lojtar që e njeh shumë mirë Serie A. Dëshira e Inter është që të shes kartonin e mesfushorit kuqezi, të cilin e...