Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës
Florjan Vuka, i njohur edhe me mbiemrin Vathaj, është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Vuka dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa, i hetuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Pas ekstradimit, Vuka pritet të dalë përpara Gjykatës së Posaçme, e cila do të vlerësojë kushtet e masës së sigurisë ndaj tij. Përmes shortit elektronik, gjyqtare e çështjes është caktuar Alma Kodraliu. Ajo do të vendosë nëse ndaj Vukës do të vijojë masa e sigurisë “arrest në burg”, e caktuar më herët në mungesë, apo nëse do të caktohet një masë tjetër.
Burimi:
gijotina.com