Kane ëndërron për Topin e Artë: Ishte sezoni më i mirë i karrierës sime, deri në tetor do të flitet shumë për të
Harry Kane pranon se është në garë për Topin e Artë. Sulmuesi i Bayern Munich, i vlerësuar me “Këpucën e Artë Evropiane”, si golashënuesi më i mirë në ligat e kontinentit, e mbylli sezonin 2025/26 me numra dhe trofe që e bëjnë atë një pretendent të fortë për çmimin më prestigjioz individual. Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Mynih, kapiteni i Anglisë e përmblodhi vitin e tij: “Ishte sezoni im më i mirë në çdo mënyrë, si fizikisht ashtu edhe mendërisht, në një ekip të shkëlqyer si Bayern.” Qendërsulmuesi ka shumë kredenciale në favor: Sezonin e kaluar, ai fitoi Bundesliga dhe Kupën e Gjermanisë me Bayern, duke përfunduar gjithashtu si golashënuesi më i mirë i ligës. Me Anglinë, ai përfundoi i treti në Kupën...
Burimi:
telesport.al