“Inter s’ka rivalë në Itali”, Capello: Por në Champions do të ketë një problem
Interi e ka ngritur nivelin dhe Fabio Capello e ka përcaktuar: titullin dhe çerekfinalet e Champions-it. Ish-trajneri duartrokiti merkaton e zikaltërve, por mbi të gjitha, ka shtyrë kampionët e Italisë të luajnë në Champions me besim, optimizëm dhe vendosmëri. Vitin e kaluar, eliminimi i tyre në playoff kundër Bodos u prit me pak keqardhje. Por këtë sezon, pas mbërritjes së tre lojtarëve nga Premier League, qasja ndaj turneut më emocionues dhe shpërblyes (si dhe fitimprurës) do të duhet të jetë ndryshe. Capello, a ishte Jones lojtari i nevojshëm për të kompletuar skuadrën e Interit? “Do të thoja kështu. Diçka mungonte në mesfushë, diçka me një peshë të caktuar. Jones sjell fizik dhe personalitet. Në letër, gjithçka është në rregull; klubi e ka forcuar mirë skuadrën...
Burimi:
telesport.al