Dy largime të detyrueshme për dy afrime, Juventus ka gati planin për të sjellë përforcimet e fundit
Juventus dëshiron të ketë një rol kyç sezonin e ri, së pari në tregun e transferimeve dhe më pas në Serie A. Për ta bërë këtë, ata kanë nevojë për përforcime të besueshme dhe cilësore, dhe përveç atyre që janë nënshkruar tashmë, Carnevali ka vënë syrin te dy lojtarë që mund ta plotësojnë në mënyrë të përkryer skuadrën bardhezi. Bëhet fjalë për Kessie dhe Zirkzee. Largimi i Arthur në mesfushë zgjidh një situatë që dukej e destinuar të dëmtonte tregun e transferimeve, pasi Juventus do të kursejë 4 milionë euro të pagës së brazilianit, duke liruar hapësirë financiare dhe një vend në skuadër. Kjo afron Kessie, pasi futbollisti nga Bregu i Fildishtë, aktualisht një agjent i lirë, konsiderohet lojtari i duhur për t’u synuar. Duket...
Burimi:
telesport.al