50-VJEÇARI BIE NGA BALLKONI DHE HUMB JETËN
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, ku një person rreth 50 vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i një pallati. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, në lagjen “28 Nëntori”, pranë Kishës Ortodokse. Sipas informacionit paraprak, 50-vjeçari ka rënë nga ballkoni i banesës, duke marrë dëmtime të rënda, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa janë kryer veprimet e para hetimore për të dokumentuar rrethanat. Ende nuk ka një version zyrtar mbi mënyrën se si ka ndodhur rënia. Autoritetet po verifikojnë nëse bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale apo për një tjetër rrethanë. Grupi hetimor po merr dëshmi nga personat që mund të...
Burimi:
ntv.al