Sekuestrohen kallashnikovë, municion luftarak e kokainë, arrestohen babë e bir në Lushnjë
Policia ka sekuestruar armë zjarri kallashnikovë, municion luftarak, kokainë, si dhe një automjet gjatë një operacioni të zhvilluar në Lushnjë, ku janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, babë e bir. Të arrestuarit janë Sh. H., 56 vjeç dhe H. H., 24 vjeç, banues në fshatin Hajdaraj. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të kontrolleve të shtuara për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe atë të narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin e koduar “Fokusi”. Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit Sh. H., 56 vjeç dhe H. H., 24 vjeç, babë e bir, banues në fshatin Hajdaraj, Lushnjë”, thuhet në njoftim. “Shërbimet e Patrullës së Policisë...
Burimi:
javanews.al