Kurbin, zjarri përfshin kurorën me pisha dhe u afrohet banesave! Evakuuohen banorët
Përballja me zjarret duket se ende nuk pa përfunduar. Situata është përkeqësuar në Mal Milot të Kurbinit ku flakët tashmë kanë përfshirë kurorën me pisha dhe i janë afruar banesave, raporton gazetari i Klan News, Martin Marku. Autoritetet përkatëse kanë kryer evakuimin e banorëve të zonës ndërsa për izolimin e rrezikut për ndërhyhet nga toka e gjithashtu nga ajri me një helikopter. Gjatë natës në terren janë angazhuar 35 forca të bashkisë, 20 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 4 mjete zjarrfikëse të mbështetura nga 2 autobotë për furnizimin me ujë. Situata po ndiqet nga afër dhe nga prefekti i Lezhës ndërsa mbrëmjen e djeshme në vendngjarje ka qenë dhe ministri i Brendshëm Besfort Lamallari. 20 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit,...
Burimi:
javanews.al