Spanja zhvendos qindra emigrantë nga plazhi i Ceutës në strehimore të përkohshme –

Spanja zhvendos qindra emigrantë nga plazhi i Ceutës në strehimore të përkohshme –

Spanja nisi të enjten, zhvendosjen e emigrantëve nga një kamp i improvizuar në plazhin El Trampolin në Ceuta, gati tre javë pasi një fluks masiv në kufi la mijëra persona pa strehim të përshtatshëm në këtë enklavë të Afrikës së Veriut. Efektivët e Policisë Kombëtare dhe të Gardës Civile shoqëruan emigrantët drejt qendrave të përkohshme të pritjes në Loma Margarita dhe El Embolsamiento. Deri në orët e paradites, më shumë se 1,200 persona ishin transferuar, ndërsa raportimet lokale e çonin numrin total në deri në 1,700. Plazhi u pastrua më pas nga kampi, megjithëse disa emigrantë u rikthyen. Spanja ka përgatitur hapësira për rreth 1,800 persona në ambiente ushtarake dhe në çadra, ndërsa në ditët në vijim pritet të hapen edhe qendra të tjera. Qendrat...