Mbetën të bllokuar në Kanionet e Gradecit në Skrapar, shpëtohen dy turistë çekë

Mbetën të bllokuar në Kanionet e Gradecit në Skrapar, shpëtohen dy turistë çekë

Dy turistë me origjinë çeke, 43 dhe 76 vjeç, janë shpëtuar nga strukturat e emergjencës pasi mbetën të bllokuar në Kanionet e Gradecit në Skrapar. Ngjarja u raportua pasi turistët, të cilët kishin hyrë në kanione, humbën kontaktet me familjarët e tyre. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësinë Alpine Fier, nisën menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit. Gjatë kontrolleve në terrenin e vështirë malor, ekipet përdorën edhe dronë për lokalizimin e turistëve. Pas kërkimeve, ata u gjetën të bllokuar dhe në pamundësi për të vijuar lëvizjen për shkak të terrenit të vështirë. Në operacion u angazhuan gjithashtu Ekipi Canyoning Skrapar dhe strukturat e tjera të emergjencës. Ekipet arritën t’i nxirrnin të dy turistët në mënyrë...