Nga një aksident te skandali i spiunazhit, presidentja sllovene përballet me akuza të rënda

Nga një aksident te skandali i spiunazhit, presidentja sllovene përballet me akuza të rënda

Një debat i fortë politik ka shpërthyer në Slloveni, ku presidentja Nataša Pirc Musar po përballet me pikëpyetje mbi lidhjet e rrethit të saj të afërt me persona me lidhje të dyshuara me Rusinë. Çështja mori përmasa pas një aksidenti automobilistik, ku në automjetin me të cilin udhëtonte presidentja ndodhej edhe një mike ruse. Mediat sllovene kanë raportuar për lidhjet e saj me një ish-zyrtar të inteligjencës sllovene, i cili u largua drejt Rusisë në vitet ’90. Zhvillimet kanë nxitur reagim në parlamentin slloven. Komisioni parlamentar për sigurinë ka kërkuar informacion nga shërbimet e inteligjencës për të vlerësuar nëse ekziston ndonjë ndikim apo rrezik i mundshëm rus në rrethin e presidentes. Në qendër të vëmendjes janë vendosur edhe udhëtimet e Pirc Musar në Rusi. Sipas...