Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, Ministria e Jashtme mjaftohet me një keqardhje

Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, Ministria e Jashtme mjaftohet me një keqardhje

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes një njoftimi zyrtar, ka shprehur keqardhje për mospërfshirjen e Himnit Kombëtar Shqiptar në një aktivitet kulturor të zhvilluar dje në Pustec. Në aktivitet morën pjesë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe Kryetari i Bashkisë Pustec. Gjatë ceremonisë u luajt himni i Maqedonisë së Veriut, por jo ai shqiptar.MEPJ thekson se, edhe pse aktiviteti ishte organizuar nga një shoqatë lokale, prania e përfaqësuesve të lartë institucionalë i jepte atij rëndësi publike.Ministria e cilëson mospërfshirjen e himnit shqiptar si një mungesë serioze dhe shmangie nga rregullat e protokollit dhe mirësjelljes institucionale. “MEPJ shpreh keqardhje për faktin që, në një aktivitet kulturor të zhvilluar dje në Pustec, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe të Kryetarit të Bashkisë,...