Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje

Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje

Një operacion i koduar “Fokusi” është finalizuar nga Policia e Lushnjes, duke çuar në arrestimin e dy personave, babë e bir, të identifikuar si Shkëlqim Hajdari dhe Hasan Hajdari, të dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike. Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, doza kokaine dhe një automjet. Njoftimi i policise Lushnjë/Finalizohet operacioni i koduar “Fokusi”. Sekuestrohen armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe 1 automjet. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, babë e bir. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të kontrolleve të shtuara për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe atë të narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin e...