Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e autobusit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Një konflikt verbal me drejtuesin e një autobusi urban ka përfunduar me dëmtimin e mjetit dhe arrestimin e një 33-vjeçari në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Sipas Policisë, i riu është përfshirë në një debat me shoferin për motive të dobëta dhe më pas situata ka agravuar. 33-vjeçari dyshohet se ka fyer dhe bërtitur ndaj drejtuesit të autobusit, përpara se të godiste me grushte xhamin e përparmë të mjetit dhe xhamin e derës, duke i thyer të dy. Rasti u bë i njohur edhe përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqej personi duke dëmtuar autobusin. Pas marrjes së njoftimit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kryen veprimet hetimore dhe procedurale...