Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Papës në trafikun e 7.5 tonëve kokainë
Është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë Florjan Vuka, alias Vathaj, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme si pjesë e grupit kriminal të Jetmir Papës, i hetuar për trafik ndërkombëtar droge. Pas ekstradimit, Vuka pritet të dalë përpara Gjykatës së Posaçme, ku do të bëhet vlerësimi i kushteve të masës së sigurisë. Për çështjen është caktuar me short elektronik gjyqtarja Alma Kodraliu, e cila do të vendosë nëse masa shtrënguese ndaj tij do të vijojë apo jo. Sipas hetimeve të SPAK, grupi kriminal ka vepruar në Amerikën Latine, Belgjikë dhe Holandë, ndërsa dyshohet se gjatë viteve 2019-2021 ka trafikuar në të paktën tetë episode sasi të mëdha kokaine. Prokuroria e Posaçme thotë se anëtarët e grupit kanë trafikuar rreth 7.5 tonë kokainë nga Amerika...
Burimi:
syri.net