MOS E LINI VERIUN VETEM/ VUÇIÇ I KËRKON NATO-S TË NDALË TËRHEQJEN NGA URA NE IBER

MOS E LINI VERIUN VETEM/ VUÇIÇ I KËRKON NATO-S TË NDALË TËRHEQJEN NGA URA NE IBER

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duke kërkuar ndalimin e zvogëlimit gradual të pranisë së KFOR-it në urën kryesore mbi Ibër. Vuçiç pretendon se prania e KFOR-it në këtë pikë është e domosdoshme për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në veri të Kosovës. Në mesazhin e tij, presidenti serb i kërkon NATO-s që, sipas tij, të veprojë në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Vuçiç përmend një sërë akuzash ndaj institucioneve të Kosovës, duke folur për atë që ai e cilëson si “përndjekje dhe arrestime” të serbëve, si dhe për çështjen e hapjes së urës mbi Ibër. Presidenti serb paralajmëron se largimi i KFOR-it nga ura në këtë...