SHQIPËRIA NË BETEJË ME FLAKËT! 9 ZJARRE AKTIVE, 4 HELIKOPTERË NË AKSION
Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit, ku janë raportuar 20 vatra zjarri, prej të cilave 9 vijojnë aktive, ndërsa një tjetër është nën monitorim. Për përballimin e situatës janë angazhuar 235 forca operacionale dhe 33 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 140 efektivë të Forcave të Armatosura, tre helikopterë dhe dy avionë Air Tractor. Vatrat më problematike janë përqendruar në disa qarqe, ndërsa forcat në terren po punojnë për izolimin e flakëve dhe mbrojtjen e zonave të banuara. Gojan – Gjegjan, PukëSituata mbetet problematike për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer malor. Forcat operacionale janë përqendruar në mbrojtjen e banesave, ndërsa është kryer edhe evakuimi i banorëve nga zonat e rrezikuara. Në...
Burimi:
ntv.al