BE “hap thesarin” për Shqipërinë, do të akordojë mbi 213 mln euro të tjera në dhjetor

BE “hap thesarin” për Shqipërinë, do të akordojë mbi 213 mln euro të tjera në dhjetor

Pas 49 milionë eurove në maj, Shqipëria do të marrë 213.6 milionë të tjera në dhjetor prej Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Pas një kërkese për informacion, Komisioni Europian bën me dije për A2 CNN se nëse Shqipëria do të vijojë “rrugën e mbarë të reformave” në qershor dhe dhjetor 2027 do të përfitojë edhe mbi 251 milionë euro të tjera. Në total prej projektit të BE për zhvillimin e rajonit, vendi ynë pritet të marrë, 922.1 milionë euro. Komisioni Evropian bën me dije: “Shuma totale e disbursuar arrin në 212.8 milionë euro, më e larta në Ballkanin Perëndimor. Nga disbursimi i dytë, 49 milionë euro 22.8 milionë euro shkojnë drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit dhe 26.2 milionë euro përmes Fondit të Investimeve për...