Pse po bien kambanat e alarmit në ekonominë amerikane?
Shenjat e vështirësive ekonomike në SHBA janë shtuar. Këtë javë ato u bënë kryefjalë kur borxhi kombëtar i SHBA-së kaloi shifrën e 40 trilionë dollarëve, duke ngritur shqetësime si brenda vendit, ashtu edhe jashtë tij, thuhet në një artikull të BBC. Si u arrit deri këtu? Shtetet e Bashkuara iu deshën pothuajse 200 vjet që borxhi kombëtar të arrinte për herë të parë në 1 trilion dollarë, thotë Maya MacGuineas, presidente e Committee for a Responsible Federal Budget. Ky moment historik, në vitin 1981, u konsiderua si një sinjal alarmi. “Në atë kohë, presidenti [Ronald] Reagan i tha kombit në një fjalim televiziv: ‘Nëse si komb kishim nevojë për një paralajmërim, le të jetë ky’”, tha ajo. “Duke kaluar në vitin e 250-të të Amerikës,...
Burimi:
javanews.al