Ish-zëvendëspresidentja arrestohet në aeroport, akuzohet për trafik droge

Ish-zëvendëspresidentja arrestohet në aeroport, akuzohet për trafik droge

Autoritetet në Liberi kanë ngritur akuza ndaj ish-zëvendëspresidentes Jewel Howard-Taylor për trafik droge, pastrim parash dhe vepra të tjera penale. Ajo u ndalua në aeroportin ndërkombëtar, pak para se të largohej nga vendi, dhe u dërgua në selinë e policisë. Deri tani, Howard-Taylor nuk ka bërë deklaratë publike për akuzat. Ish-zyrtarja akuzohet për importimin, shitjen dhe transportimin e paligjshëm të substancave të kontrolluara, si dhe për lehtësimin e veprimtarisë së një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, veçanërisht të kokainës. Në kuadër të hetimit janë akuzuar në mungesë edhe dy shtetas kroatë dhe një ukrainas, të dyshuar si pjesë e të njëjtit rrjet. Autoritetet liberiane thonë se po punojnë për arrestimin e të dyshuarve dhe se hetimi synon të godasë të gjitha nivelet e trafikut,...