VIDEO/ Vijon zjarri mbi Dukat, flakët përhapen drejt malit të Çikës

VIDEO/ Vijon zjarri mbi Dukat, flakët përhapen drejt malit të Çikës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën mbi fshatin Dukat, ndërsa dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Flakët janë shfaqur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme, fillimisht në katër vatra, ndërsa gjatë natës zjarri është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme në drejtim të malit të Çikës. Forcat zjarrfikëse dhe mjetet e shërbimit zjarrfikës kanë mbërritur në terren që prej orës 04:00 të mëngjesit. Në operacion janë angazhuar edhe rreth 40 forca të ushtrisë, nën drejtimin e strukturave të Emergjencave Civile. Nga distanca, përmasat e zjarrit janë të frikshme, me flakët që vijojnë të përhapen në terrenin malor. Forcat në terren po punojnë për izolimin e vatrave, ndërsa për shkak të terrenit të vështirë operacioni pritet të zgjasë me orë. Aktualisht era...