KPP rrëzon AKSHI-n/ Merr fund saga e tenderit 8 mln euro të fiskalizimit, fitojnë kroatët

KPP rrëzon AKSHI-n/ Merr fund saga e tenderit 8 mln euro të fiskalizimit, fitojnë kroatët

Pas një viti e gjysmë zvarritje dhe përplasjesh, tenderi 8 milionë euro për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit ka më në fund një fitues. Komisioni i Prokurimit ka rrëzuar Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit duke shpallur fitues ofertën e bashkimit të tre kompanive, të kryesuar nga kroatja Primus Albania. Vendimi i saposhpallur i KPP, detyron AKSHI-n që të shfuqizojë vendimin për anullimin e tenderit dhe të kualifikojë si fitues të tij, ofertën e bashkimit mes Primus Albania, Datech dhe Advanced Data Management. Sistemi i fiskalizimit është shndërruar në një makth për bizneset shqiptare, të cilat janë të detyruara që çdo shitje apo blerje ta kryejnë përmes tij. Mirëmbajtja e këtij sistemi ka përfunduar që në fillim të vitit të kaluar dhe që nga ajo...