Risi në afatet për punësimin e të huajve, miratimi brenda 1 dite! Punëdhënësi duhet të deklarojë pagën dhe kushtet e punës

Risi në afatet për punësimin e të huajve, miratimi brenda 1 dite! Punëdhënësi duhet të deklarojë pagën dhe kushtet e punës

Nga 10 ditë, në vetëm një ditë pune. Ky është afati i ri që Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive do të ketë në dispozicion për të dhënë miratimin për punësimin e shtetasve të huaj në Shqipëri, sipas një udhëzimi të përbashkët nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Ministria e Punëve të Brendshme Sipas udhëzimit, AKPA duhet të shprehet në sistemin elektronik me miratim, kërkesë për plotësim dokumentacioni ose refuzim brenda një dite pune, pasi për të vlerësuar aplikimin, kontratën apo ofertën e punës dhe dokumentacioni përkatës. Ndryshimet zgjerojnë gjithashtu kategoritë e të huajve që kalojnë në këtë procedurë. Përveç punëmarrësve dhe punonjësve sezonalë, përfshihen edhe të vetëpunësuarit, punonjësit ndërkufitarë, personat që vijnë për formim profesional dhe punëtorët e shtëpisë, krahas punonjësve me kualifikim...