Çmimi CineLink i Qendrës Kinematografike të Kosovës i jepet “The Taste of Peach”

Çmimi CineLink i Qendrës Kinematografike të Kosovës i jepet “The Taste of Peach”

Çmimi CineLink i Qendrës Kinematografike të Kosovës, në vlerë prej 10 mijë eurosh, i është ndarë projektit filmik “The Taste of Peach”, me skenar dhe regji të Elena Mikaberidze. Çmimi u nda në kuadër të CineLink Industry Days, që po zhvillohet gjatë edicionit të 32-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë. Qendra Kinematografike e Kosovës është bërë pjesë e rrjetit të institucioneve dhe organizatave të rëndësishme të industrisë ndërkombëtare të filmit që mbështesin projektet e përzgjedhura të CineLink-ut. Mes tyre janë Eurimages, HBO, ARTEKino, Film Center Montenegro, Croatian Audiovisual Center, TV Drama Vision, Post Republic dhe Avanpost Media. QKK ka uruar regjisoren Elena Mikaberidze, producenten Labina Mitevska dhe të gjithë ekipin e projektit për këtë vlerësim dhe mbështetje financiare./KultPlus.com