Shtëpia e ëndrrave në Londër ofrohet në lotari, Rita Ora mbështet nismën

Shtëpia e ëndrrave në Londër ofrohet në lotari, Rita Ora mbështet nismën

Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora po mbështet lotarinë e re të Omaze, përmes së cilës një fitues do të ketë mundësinë të fitojë një shtëpi viktoriane me vlerë 3.5 milionë paund në veriperëndim të Londrës. Shtëpia pesëdhomëshe ndodhet në Keyes Road, në zonën Mapesbury, dhe ofrohet pa hipotekë. Fituesi do të përfitojë gjithashtu 250 mijë paund në para të gatshme, ndërsa do të mbulohen taksat e pronës, shpenzimet ligjore dhe mobilimi në vlerë prej rreth 195 mijë paundësh. Prona karakterizohet nga dritaret origjinale me xhama dekorativë, tavanet e larta dhe dyshemetë prej lisi në stilin “herringbone”. Ajo ka një kuzhinë dhe hapësirë ngrënieje të hapur, e cila lidhet me një kopsht rreth 320 këmbë të gjatë. Në kopsht ndodhen një shtëpizë për fëmijë, një zip-line dhe...