Bijtë e anijes “Vlora” rikthehen në atdhe, do t’i bashkohen protestës kundër qeverisjes së vendit
35 vjet pas eksodit të anijes “Vlora”, një delegacion i “Global Sumud Flotilla” është nisur nga Brindizi drejt Vlorës për të mbështetur protestën e njohur si “Revolucioni i Flamingove”. Në delegacion marrin pjesë aktivistë italianë, ambientalistë, gazetarë dhe pasardhës të emigrantëve shqiptarë të vitit 1991, të cilët pritet të mbërrijnë në Vlorë më 21 gusht. Në mbrëmje, në orën 19:00, do t’i bashkohen protestës së Flamingove. Më 22 gusht, rrugëtimi do të vijojë me takime me komunitetet e zonës Vjosë-Nartë dhe me protestën e Flamingove në Tiranë. NJOFTIM PËR SHTYP Bijtë e anijes “Vlora” rikthehen në atdhe Tridhjetë e pesë vjet pasi anija “Vlora” kaloi Adriatikun me mbi 20 mijë shqiptarë në bord, një delegacion i “Global Sumud Flotilla” niset më 20 gusht nga porti...
Burimi:
gijotina.com