Kur mbetjet fillojnë të fishkëllejnë

Kur mbetjet fillojnë të fishkëllejnë

Ilir Muharremi, kritik i artit  Në “RESIDUE”, Burim Berisha nuk e ndërton ekspozitën si një varg veprash të vendosura për t’u parë, por si një hapësirë që duhet përshkuar, dëgjuar dhe ndier. Këtu arti nuk qëndron i qetë. Ai duket sikur ka mbetur në mes të një procesi, sikur diçka sapo ka ndodhur dhe vazhdon ende të ndodhë. Në qendër të kësaj përvoje janë mbetjet: materiale, forma, tinguj dhe gjurmë që nuk paraqiten si dëshmi të një ngjarjeje të përfunduar, por si shenja të një pranie që nuk është zhdukur plotësisht. Në vend që të na tregojë drejtpërdrejt një histori, Berisha na lë përballë asaj që ka mbetur prej saj. Një nga imazhet më të fuqishme të ekspozitës janë portretet-skulptura të punuara me dhe. Këto...