Zjarr i madh në pyjet e Polisit në Librazhd, banorët japin alarmin dhe kërkojnë ndërhyrje! Dyshohet se u vu qëllimisht
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë sot (21 gusht) edhe masivin pyjor të malit të Polisit, në Njësinë Administrative Polis, në bashkinë e Librazhdit. Sipas banorëve të zonës, situata paraqitet alarmante, pasi flakët kanë përfshirë disa hektarë sipërfaqe pyjore. Temperaturat e larta, thatësira po favorizojnë përhapjen e shpejtë të zjarrit. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe shërbimi pyjor, të cilët po punojnë për izolimin e vatrave dhe frenimin e përhapjes së zjarrit. Ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit të thepisur dhe malor, ku lëvizja e mjeteve zjarrfikëse është e kufizuar dhe aksesi në disa prej vatrave paraqet vështirësi. Ndërkohë, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht. Situata vijon të monitorohet, ndërsa prioritet mbetet izolimi i vatrave dhe parandalimi i përhapjes...
Burimi:
javanews.al