“Ka një dorë që do t’i djegë pyjet”- Kryebashkiaku i Mirditës: Situatë e rrezikshme, flakët po përhapen, kemi bërë evakuime! Flakët të qëllimshme

“Ka një dorë që do t’i djegë pyjet”- Kryebashkiaku i Mirditës: Situatë e rrezikshme, flakët po përhapen, kemi bërë evakuime! Flakët të qëllimshme

Kryetari i bashkisë Mirditë, Alber Melyshi, u shpreh sot (21 gusht) se situata me zjarrin në këtë bashki është vërtet serioze dhe e rrezikshme, sidomos në fshatrat e Rrëshenit. Ai tha se fshati Tenë është më i prekuri aktualisht, ku dhe janë bërë evakuimet e para. Sipas Melyshit këto zjarre mendohet se janë të qëllimshme, teksa shtoi se ka kërkuar nga autoritetet që të zbardhen sa më parë dhe autorët të vihen para drejtësisë. “Sot është ndër situatat më të rrezikshme që mund të kemi pasur në bashkinë Mirditë sepse u favorizua nga era. Kishim shumë familje që ishin në zona të shpërndara pyjore dhe që ishte vështirë për të ndërhyrë, por fatmirësisht deri tani nuk kemi dëme në banesa, as në jetë njerëzish. Në...