Ditë kritike për zjarret, situatë e rënduar në Pukë dhe Mirditë! Ministria e Mbrojtjes: 24 vatra, 8 ende aktive! U dogjën 4 shtëpi të pabanuara (ZONAT)

Ditë kritike për zjarret, situatë e rënduar në Pukë dhe Mirditë! Ministria e Mbrojtjes: 24 vatra, 8 ende aktive! U dogjën 4 shtëpi të pabanuara (ZONAT)

Dita e sotme ka qenë kritike për situatën e zjarreve në të gjithë vendin, pasi ka pasur një hartë me ‘hotspote’ dhe madje momente rreziku e deri në evakuime banorësh. Ministria e Mbrojtjes ka bërë në mbrëmje përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend. Deri në orën 17:00 të 21 gushtit, janë regjistruar 24 vatra zjarri, prej të cilave 8 vijojnë të jenë aktive, 4 janë nën mbikëqyrje dhe 1 nën kontroll. Për përballimin e situatës në të gjithë vendin janë angazhuar të paktën 639 forca, përfshirë 369 efektivë të strukturave vendore dhe rajonale dhe 270 efektivë të Forcave të Armatosura. Në operacione janë vënë në dispozicion edhe 5 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Po si paraqitet situata dhe...