Meloni: Nuk më pëlqen ideja e një Italie të nënshtruar

Meloni: Nuk më pëlqen ideja e një Italie të nënshtruar

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka hedhur poshtë idenë e një “Italie të nënshtruar” dhe ka theksuar nevojën që vendi i saj të jetë “në tryezën e atyre që përcaktojnë drejtimin”, transmeton Anadolu. “Nuk më pëlqen ideja e një Italie të nënshtruar, e një Italie që e sheh veten si më pak të rëndësishme se të tjerët”, tha Meloni për gazetën New York Times, duke theksuar synimin e saj për të realizuar “revolucionin më të madh që mund të ndodhë në këtë vend, një revolucion të krenarisë”. Komentet e saj u bënë gjatë një diskutimi për marrëdhëniet me presidentin amerikan, Donald Trump, raportet e të cilit me udhëheqësit evropianë janë tensionuar për disa çështje, kryesisht për Grenlandën dhe rolin e bllokut brenda NATO-s. Meloni dhe Trump...