Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes

Gjykata e Lartë ka çelur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e kryetarit të saj të ri, i cili do të marrë drejtimin e institucionit pas përfundimit të mandatit trevjeçar të Sokol Sadushit. Sadushi, i cili mori drejtimin e Gjykatës së Lartë më 17 tetor 2023, përmbyll zyrtarisht detyrën më 17 tetor 2026. Procesi për zëvendësimin e tij është hapur 60 ditë përpara përfundimit të afatit ligjor, me qëllim garantimin e vijimësisë administrative të institucionit dhe shmangien e çdo vakance. Përmes një njoftimi zyrtar, Gjykata e Lartë u ka bërë thirrje të gjithë gjyqtarëve të trupës që plotësojnë kriteret ligjore dhe synojnë drejtimin e këtij institucioni të paraqesin interesin e tyre. Sipas procedurës së përcaktuar, kandidatët e interesuar kanë kohë deri më 11 shtator 2026 për të...