Kërkesa për referendum për shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura, KQZ pajis me formular grupin nismëtar

Kërkesa për referendum për shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura, KQZ pajis me formular grupin nismëtar

KQZ ka vendosur t’i japë formularët tip grupit nismëtar që kërkon mbledhjen e 50 mijë firmave për zhvillimin e një referendumi për shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura. Grupi nismëtar duhet t’i mbledhë firmat deri më 31 mars 2027, ndërsa pas verifikimit të tyre KQZ do të përcaktojë datën e referendumit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të hapë fazën e parë mbi kërkesën për referendum mbi zonat e mbrojtura. Nismëtarët kanë marrë autorizimin të mbledhin 50 mijë firma që mbështesin shfuqizimin e ndryshimeve të Ligjit. Në mbledhjen e zhvilluar dje, Ilirjan Celibashi u bëri të ditur afatet për të paraqitur dosjen me nënshkrimet. Për përfaqësuesin e grupit nismëtar, shfuqizimi i ndryshimeve ligjore në ligjin për zonat e mbrojtura lidhet edhe me...