Bien sirenat e alarmit në vend/ Flakët në Gojan përpijnë banesat
Një situatë e rëndë është raportuar pasditen e sotme në Gojan të Madh, në zonën e Lagjes Pepaj, ku një zjarr i fuqishëm ka përfshirë banesat dhe zonat përreth. Sipas informacioneve paraprake, të paktën dy banesa janë përfshirë nga flakët, ndërsa rreth 10 të tjera rrezikohen për shkak të përhapjes së zjarrit. Banorët raportojnë se flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa situata mbetet shqetësuese për familjet që ndodhen pranë vatrës së zjarrit. Një tjetër problem i ngritur nga banorët është mungesa e ndërhyrjes nga ajri, çka sipas tyre po e vështirëson përballimin e situatës dhe frenimin e përhapjes së flakëve. Pamjet e siguruara nga zona tregojnë përmasat e zjarrit dhe flakët që janë afruar pranë banesave. Situata vijon të jetë dinamike, ndërsa pritet ndërhyrja e...
Burimi:
ntv.al