Furgoni përplaset me makinën! 2 pasagjerë drejt spitalit
Aksident i rëndë në vendin e quajtur Pushimi i Shoferit në autostradën Lushnje-Fier. Një automjet tip Volkswagen është përplasur me një furgon që transportonte udhëtarë drejt jugut të vendit. Furgoni për të shmangur përplasjen me makinën, ka devijuar dhe është përplasur me barrierat e hekurta të autostradës. Nga përplasja e fortë janë lënduar disa udhëtarë të furgonit, por vetëm dy prej tyre janë transportuar me Ambulancë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Policia ka shkuar në vendngjarje për dokumentimin dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe disiplinimit të trafikut. Kryqëzimi i pushimit të Shoferit, edhe pse është një ‘pikë e zezë’ e qarkullimit rrugor që prodhon shumë aksidente, nuk ka parë asnjë rregullim ose përmirësim nga autoriteti rrugor shqiptar.
Burimi:
ntv.al