Nga Brindisi në Vlorë, tre anijet sjellin mesazhin për “Revolucionin Flamingo”

Nga Brindisi në Vlorë, tre anijet sjellin mesazhin për “Revolucionin Flamingo”

Tre anije me vela, të nisura nga Brindisi i Italisë, kanë mbërritur në Vlorë, duke sjellë një mesazh simbolik mbështetjeje për protestën “Revolucioni Flamingo”. Lundrimi drejt brigjeve të Vlorës është konceptuar si një akt simbolik solidariteti me protestuesit. Anijet u nisën nga Brindisi dhe, pas përshkimit të Adriatikut, mbërritën në Vlorë, ku u pritën nga mbështetës të protestës. Organizatorët e kanë cilësuar këtë lundrim si një mënyrë alternative për të shprehur mbështetjen ndaj “Revolucionit Flamingo”. /vizionplus.tv