Hapet procedura për përzgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës së Lartë, kriteret dhe afatet për kandidatët! Ja si do zgjidhet pasardhësi i Sokol Sadushit
Gjykata e Lartë ka hapur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, i cili do të marrë drejtimin e institucionit pas përfundimit të mandatit trevjeçar të Sokol Sadushit. Sadushi u zgjodh në krye të Gjykatës së Lartë më 17 tetor 2023 dhe mandati i tij përfundon më 17 tetor 2026. Në përputhje me parashikimet ligjore, procedura për zgjedhjen e pasuesit është çelur 60 ditë përpara përfundimit të mandatit. Gjykata e Lartë u ka bërë thirrje gjyqtarëve që plotësojnë kriteret ligjore dhe që dëshirojnë të marrin përsipër drejtimin e institucionit, të shprehin interesin për kandidim. Kandidaturat duhet të dorëzohen deri më 11 shtator 2026. Përveç kërkesës me shkrim, kandidatët duhet të paraqesin edhe platformën e tyre për mënyrën se si synojnë të drejtojnë Gjykatën e...
Burimi:
javanews.al