Turqia lëshoi urdhër-arrest ndërkombëtar/ Netanyahu: Erdogani diktator antisemit…

Turqia lëshoi urdhër-arrest ndërkombëtar/ Netanyahu: Erdogani diktator antisemit…

Menjëherë pas njoftimit të Turqisë për nisjen e procedurave për një njoftim të kuq ndërkombëtar ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit. Netanyahu ka sulmuar ashpër presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, duke e cilësuar atë një “diktator antisemit” dhe duke hedhur një sërë akuzash ndaj tij. “Erdogani është një diktator antisemit që masakroi kurdët, u dha strehim terroristëve të Hamasit, pushtoi gjysmën e Qipros dhe burgosi një numër rekord gazetarësh dhe kundërshtarësh politikë. Tani ai po përpiqet ta zgjerojë agresionin e tij kundër Izraelit në Siri”, deklaroi Netanyahu. Kryeministri izraelit shtoi se vendi i tij nuk do të tolerojë atë që e cilësoi si përpjekje të Erdoganit për të frikësuar drejtuesit dhe ushtarët izraelitë. “Përpjekja patetike e Erdoganit për...