VIDEO/ Terror në Suedi, 18-vjeçari hyn i armatosur me shpatë në shkollë dhe sulmon nxënës e mësues! Policia e qëllon

VIDEO/ Terror në Suedi, 18-vjeçari hyn i armatosur me shpatë në shkollë dhe sulmon nxënës e mësues! Policia e qëllon

Sulmi i përgjakshëm që ndodhi pasditen e së premtes, më 21 gusht, në shkollën Brinellskolan, në qytetin Fagersta, rreth 100 milje në perëndim të Stokholmit, po shkakton tronditje në Suedi. Një 18-vjeçar, i armatosur me shpatë, hyri me forcë në ambientet e shkollës, duke plagosur të paktën dy persona. Policia reagoi menjëherë, e qëlloi autorin në këmbë dhe e arrestoi, ndërsa tetë shkolla në zonë u vunë menjëherë në mbyllje. Policia suedeze nxitoi në vendngjarje pas një telefonate emergjente në lidhje me një incident “dhune vdekjeprurëse të vazhdueshme”. Gjatë bastisjes së policisë, oficerët përdorën armët e tyre, duke qëlluar 18-vjeçarin në këmbë me qëllim që ta imobilizonin dhe ta arrestonin atë. Për arsye sigurie, autoritetet menjëherë vunë në mbyllje tetë shkolla në zonën më të...