Zelensky ndalon filmin vizatimor “Masha dhe Ariu” në Ukrainë, akuzohet për propagandë pro-ruse
Ukraina ka vendosur sanksione ndaj krijuesve të serialit të animuar “Masha dhe Ariu”, duke i akuzuar për përhapjen e narrativave pro-ruse dhe përbërjen e një kërcënimi ndaj sigurisë kombëtare. Vendimi, i firmosur nga presidenti Volodymyr Zelensky, prek studion Animaccord, themeluesin dhe drejtuesin e saj, si dhe regjisorin, skenaristin dhe bashkëproducentin e serialit. Autoritetet ukrainase pretendojnë se seriali, i përkthyer në dhjetëra gjuhë dhe i ndjekur në mbarë botën, gjeneron të ardhura për shtetin rus dhe përhap mesazhe të lidhura me propagandën e Kremlinit. Këshilltari i Zelenskyt për politikën e sanksioneve, Vladyslav Vlasyuk, tha se duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë propagandës ruse kur ajo u drejtohet fëmijëve dhe shpërndahet përmes platformave të mëdha ndërkombëtare. Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Animaccord, Melanie Bonvicino, i ka cilësuar...
Burimi:
vizionplus.tv