“Dinamo luante me top nga mbrojtja në sulm”, trajneri i Pafos nxjerr vrerin: Na hoqën golin e pastër, e mbyllim punën në shtëpi

“Dinamo luante me top nga mbrojtja në sulm”, trajneri i Pafos nxjerr vrerin: Na hoqën golin e pastër, e mbyllim punën në shtëpi

Trajneri i Pafos, Sa Pinto, tregoi një fytyrë aspak të bukur në ndeshjen e zhvilluar në Elbasan Arena. Portugezi ishte tejet provokues dhe nervat nuk e mbajtën duke pasur edhe një përplasje me stolin e Dinamos. Nisur nga kjo sjellje e tij, trajneri Ilir Daja zgjodhi që të mos i jepte dorën pas barazimit 1-1 me Dinamon. Menjëherë pas takimit, trajneri i Pafos, Sa Pinto, ka treguar një panoramë tjetër ndeshje duke thënë se ekipi i tij e meritoi fitoren dhe iu mohua një gol i pastër. Gjithashtu ai shprehu sigurinë e madhe që do ta eleminonte Dinamon në ndeshjen e kthimit, ndërsa tregoi edhe gjendjen e David Luiz pas dëmtimit. “Nuk jam i kënaqur, sepse e meritonim fitoren. Ata sigurisht që luajtën një ndeshje...